Një makinë e drejtuar nga aktori Paul Walker në filmin e parë “Fast and Furious” do të dalë në ankand në Las Vegas muajin e ardhshëm.
Makina ngjyrë portokalli e tipit Toyta Supra 1994, u shfaq në filmin “Fast and Furious” në vitin 2001 dhe në atë të vitit 2003, sipas një njoftimi të bërë nga kompania Barrett-Jackson.
Makina vjen së bashku me dokumente që identifikojnë autenticitetin, shkruan Demokracia.com.
Supra është një model fabrike me një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.
“Makina u ndërtua nga Eddie Paul në Shark Shop në El Segundo, CA, për filmin e parë”, sipas shtëpisë së ankandit.
Makina do të jetë në shitje si pjesë e ankandit të Barrett-Jackson më 17-19 qershor në Las Vegas dhe ende nuk është caktuar ndonjë çmim, por sipas parashikimeve çmimi do të jetë i lartë. /Demokracia.com/