Vdekja e Diego Armando Maradonës shokoi botës, sa ajo vazhdon edhe sot të komentohet, madje një grup hetuesish janë duke u munduar të zbulojnë shkaqet që quan në shuarjen e legjendës, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, edhe pas vdekjes shumë gjëra mbetën për t’u sqaruar e më theks të veçantë është pasuria që ka lënë ai.
Së fundmi një makinë luksoze e markës Porsche që i përkiste legjendës së futbollit Diego Maradona është vendosur në ankand dhe vlerësohet midis 180,000 deri në 240,000 dollarë.
Porschi 911 i argjendtë iu dorëzua Maradonës në nëntor 1992 ndërsa ai po luante për ekipin spanjoll Sevilla gjatë sezonit të tij të fundit në Europë. Pas vdekjes së Argjentinasit vitin e kaluar, automjeti i rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi Bonhams në Paris që zgjat nga 3-10 mars.
Sipas Bonhams, makina ka një shpejtësi maksimale prej gati 162 milje në orë (260 km/orë) dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara për një periudhë dy-vjeçare. /Demokracia.com