Kuriozitete
“Makina autonome me hidrogjen dhe taksi fluturues”, si do të udhëtojmë brenda 50 vitesh?
Demokracia
15:22 | 13 Shtator 2021

Share:

Në më pak se 100 vite, njerëzimi kaloi nga kuajt tek udhëtimet hapësinore. Dëshira jonë e pashuar për të zbuluar dhe nevoja e vazhduar për të udhëtuar u bënë bashkë për të siguruar që sektori i lëvizjes të pësonte një progres të jashtëzakonshëm.

Ne jetojmë në kohën e teknologjive të reja novatore, automatizimit të Inteligjencës Artificiale (AI), zhvillimeve të energjisë së rinovueshme dhe standardeve të reja në udhëtim – ndaj, është e sigurt që të gjithë presim të reja të paparashikuara në dekadat në vazhdim, që do ta ndryshojnë në mënyrë radikale mënyrën si udhëtojmë.

“Koncepti i blerjes apo pronësisë së një makine shumë shpejt do të zhduket,” – thotë Bibop Gresta, CEO i Hyperloop Italia.

Lëvizja tek elektriket

Efektet e vazhduara të pandemisë dhe emergjencat e përkeqësimit të klimës po luajnë një rol të rëndësishëm në rikonceptimin e të të udhëtarit. Për shumë, e ardhmja është elektrike.

“Me pak fjalë, çdo gjë që punon duke djegur diçka do të ketë ndaluar,” – shprehet CEO i firmës daneze Fastned, Michiel Langezaal.

Sidoqoftë, për ekonomistin nga Universiteti i Cambridge, Dr. Justin Bishop transferimi tek elektriket nuk është aq i thjesht sa mendohet, duke qenë se mund të kërkojë sasi edhe më të mëdha energjie.

Ja pse, Bishop shprehet se ‘udhëtimi aktiv’ ka nisur të kthehet në një qëllim në vetë vete. Ideja e tij për “qytetet 15-minutëshe” ku integrimi i planifikimit urban dhe shkurtimit të distancave, do t’i lejojë banorët t’i përshkojnë distancat e përditshëm ose me këmbë dhe biçikletë, ose me transport publik.

Një shoqëri pa makina

Disa të tjerë ama mendojnë se makinat kanë vdekur tërësisht.

“Në 50 vitet e ardhshme, udhëtimi do të jetë 100 % i ndarë mes njerëzve, ai do të merret me qera, do të jetë autonom dhe do të mundësohet nga bateritë dhe hidrogjeni,” – thotë Adetayo Bamiduro, CEO i Max.ng.

Shumë shpejt, thotë ai, askush nuk do të ketë nevojë të ketë një makinë personale, as në Amerikë as në Afrikë. Dhe po, fluturimet për në hënë shumë shpejt do të bëhen të përballueshme nga klasa e mesme.

Edhe pse udhëtimet komerciale për në hapësirë janë ende një pikëpyetje, eksperimentet me transportin publik kanë arritur një pikë kulminante, dhe një shembull konkret është projekti futuristik Hyperloop – një tren elegant që qëndron mbi tokë dhe udhëton me anë të një tubi që e lejon të arrij shpejtësi marramendëse – duke eliminuar forcën e fërkimit që vjen nga rrotat dhe shinat në trenat apo autobusët normalë.

“Koncepti i blerjes apo pronësisë së një makine shumë shpejt do të zhduket,” – thotë Bibop Gresta, CEO i Hyperloop Italia.

Taksitë fluturuese

Duke vazhduar edhe më tej, ka edhe nga ata që mendojnë se të fluturuarit nga një vend në tjetrin do të jetë normalja e sa ardhmes. Christine Wang, Drejtore në Innovation Hub Lufthana, beson se fluturimi autonom gjithashtu do të jetë më i përhapur.

“Mbase, brenda 50 vitesh, ne do të kemi bërë të mundur taksitë ajrore dhe të tjera teknologji që përdorin qelizat e hidrogjenit,” – thotë ajo.

Sigurisht nëse do të na duhet të fluturojmë, pasi teknologjitë e realitetit të augmentuar, po avancojnë dita ditës dhe mund të na çojnë deri në pikën ku eksperienca e të udhëtuarit mund të jetë më interesante nga karrigia e shtëpisë se sa duke i bërë ato fizikisht, – thotë Wang.

Të ngjashme