Një burrë u dënua me burgim të përjetshëm pasi që vrau shokin e tij për majonez.
Kristofer Erlbacher, 29 vjeçar, shkeli mbi trupin e shokut të tij, Caleb Solberg, në Iowa të Shteteve të Bashkuara pasi që ata filluan të debatojnë pasi që Erlbacher hodhi majonez në ushqimin e Solberg.
Erlbacher përdori kamionetën e tij për të shkelur 3 herë mbi trupin e shokut të tij. Ngjarja kishte ndodhur më 17 dhjetor 2020 dhe ai u dënua të hënën e kaluar, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.
Raportohet se shokët ishin duke pirë në një lokal së bashku me një person tjetër në orët e hershme të mëngjesit kur ndodhi mosmarrëveshja e cila më vonë u përshkallëzua.
Gjyqtari, Greg Seensland, tha: “Përpjekja e parë e Erlbacher nuk e mbyti Solberg. Ai u ndëgjua të fliste derisa kërkonte vëllaun e tij. Në vend se të largohet, Erlbacher shkoi në fund të rrugës dhe u rikthye që ta sulmoj përsëri shokun e tij. Në mënyrë që të sigurohet se përfundoi detyrën e tij, Erlbacher eci me kamionetë mbi trupin e Solberg për herë të tretë”.
Erlbacher u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë përmes një telefonate e pranoi krimin.