Lajme
Majko: Koha po punon për shqiptarët
Demokracia
14:50 | 16 Qershor 2024

Share:

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë.

Sipas tij, është thjesht çështje numërimi mbrapsht, jo si, por tani pyetja e vetme është kur.

Ndërsa, rreth sigurisë së Kosovës, Majko është shprehur se janë dy rrethana pse Kosova është e sigurt, prezenca e NATO-s por citon edhe fjalët e tij të mëhershme kur ishte kryeministër i Shqipërisë “ Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria”.

Majko ka thënë për KosovaPress, se Kosova për momentin është ndërkombëtarisht shteti më i lakuar në rajon, me një vëzhgim dhe publicitet të cilën do ia kishin zili edhe vendet tjera.

Ndërsa, për bashkëpunimin politik e ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, Majko mendon se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat, por informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar.

Ai ka vijuar se Kosova është më e sigurt sa i përket kërcënimeve nga Serbia, sesa Bosnja e Hercegovina.

Gjithashtu, për të arriturat e Kosovës për gjatë 25 viteve liri, ai ka potencuar se nuk i shikon si i jashtëm.

Sipas tij, edhe pse janë dy shtete, kufiri mbetët vetëm një moment i të drejtës ndërkombëtare, por jo i asaj shpirtërore.

I pyetur se a ka ndonjë mesazh për qytetarët e Kosovës, ai u kundërpërgjigj  se “vëllai, vëllait nuk i jep mesazh, kuptohet edhe pa e thënë”.

Të ngjashme