ShowBiz
Majk i zhgënjyer nga ngjarjet e fundit: Të lumtur në Instagram, paraja mbi moralin e karakterin – po mungon njerëzimi
Demokracia
15:50 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me ngjarjet e fundit në vend.

Përmes një statusi në rrjetin social Threads, që më pastaj e ka shpërndarë edhe në InstaStory, reperi i hitit “S’jena mo” u shpreh i mllefosur nga ndodhitë e fundit në Prishtinë.

“Nuk po dua të tingëlloj filozof! Veç po flas çka po ndjej e prej syve çfarë po shoh. Shumë njerëz në këtë botë, por mungon njerëzimi në të (në botë) Të lumtur në Instagram ! Në realitet a thua a janë? Kallzomni? Paraja është përmbi moralin e karakterin. E kur vjen puna te interesi, shndërrohem edhe n’kafshë gjithçka para vetes shkelim. Në realitet kafsha më e madhe qenka njeriu. A kemi devijuar krejt? A kemi harruar të duam duke urryer”, ka shkruar reperi nga Prishtina.

Foto: Majk/InstaStory

Mesa duket ky revoltim vjen nga ngjarja e fundit, ku një grua në Prishtinë mbeti e vrarë nga një rast i orkestruar nga bashkëshorti i saj.

Kujtojmë se raste pasigurie të shumta janë shfaqur kohëve të fundit në vend, kryesisht plaçka dhe grabitje.

Të ngjashme