ShowBiz
Majk arsyetohet pasi e postoi videon e Xhensilës në ‘instastory’
Demokracia
11:23 | 29 Maj 2024

Share:

Në mes të vorbullës së lajmeve mbi Xhensila Myrtezaj pas ndarjes së saj nga Besi, këtë herë është përfshirë edhe Majk.

Artisti publikoi ditën e djeshme në profilin e tij një video të saj ku shfaqej tejet seksi duke kërcyer.

Por, aty shihej e ndryshuar audio, ku i ishte vendosur kënga e Majk “Temelin”

Kjo video u publikua më pas në Instastory nga këngëtari, i cili u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, jo aq shpejt sa ndjekësit mos t’i bënin screenshot, ndaj në media filloi të aludohej mbi veprimin e tij.

Majk nuk ka dashur të lerë vend për asnjë spekullim mbi këtë temë dhe ka bërë shpejt një sqarim.

“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan ai.

Të ngjashme