Kosova duhet të shikojë një alternativë tjetër pasi trajneri gjerman Felix Magath duket se ka një objektiv tjetër.
Ai në një intervistë për “kicker”, ka thënë se synimi i tij është të punojë në Kinë. 68-vjeçari e pranon se kishte ofertë nga Kosova por që Kina e joshë më shumë.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Në punë ka njerëz të përkushtuar. Unë do të shkoja përsëri në Kinë”, ka thënë Magath. /Demokracia.com