Triumfi i 14-të i Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka dërguar tifozët e klubit mbretëror në sheshin kryesor të kryeqendrës spanjolle.
Atje po festohet nga tifozët dhe klubi ku sipas mediave spanjolle mijëra mbështetës dhe tifozë të Real Madridit kanë dalur në rrugët e qytetit për të festuar, përcjell Demokracia.com.
Futbollistët dhe stafi i trajnerëve ndodheshin në autobusin e famshëm të klubit së bashku me trofeun e Ligës së Kampionëve të fituar mbrëmjen e të shtunës.
“Mbretërit” mposhtën 0:1 Liverpoolin në finalen e madhe të zhvilluar në “Stade de France” në Paris.
Golin e vetëm për Los Blancos e realizoi Vinicius në minutën e 59-të të takimit./Demokracia.com/