Sa herë që afrohet derbi i madh i Madridit mes Realit dhe Atleticos, tifozeritë e dyja skuadrave nisin thumbimet dhe ngacmimet kundrejt njëra-tjetrës për shkak të rivalitet.
Megjithatë, edhe kësaj here tifozët e Atletico Madridit kanë kaluar kufijt shënjestër e të cilëve ishte yllin e Real Madridit, Vinicius.
Ata kanë përdorur një kukull të varur në një urë e cila posedonte fanellën e futbollistit brazilian, ndërsa shpalosën edhe një mesazh.
“Madridi e urren Realin” – thuhet në mesazhin e shpalosur në një urë nga tifozët e Atleticos, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.
Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00 në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.
Kujtojmë, Barcelona mbrëmë siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit falë fitores 1:0 kundër Real Sociedad./Demokracia.com/