ShowBiz
Madonna u shfaq pa filtra, fansat çuditen!
Demokracia
15:01 | 07 Mars 2022

Share:

Madonna është fotografuar me djalin Rocco Ritchie të shtunën në mbrëmje dhe fotot e rralla pa filtra kanë bërë xhiron e rrjetit.

Nënë e bir u panë duke u larguar nga Harrys Bar në lagjen e modës Mayfair të Londrës, ndërsa këngëtarja 63-vjeçare mbante një palë syze dielli të mëdha, e veshur totalisht me të zeza.

Fotot janë komentuar gjatë në mediat sociale, duke qenë se nuk ndodh kurrë që vetë Madonna të postojë foto të tilla pa filtra në rrjet. Përkundrazi, ndjekësit e kanë kritikuar për faktin që fotot e saj duken shumë të modifikuara.

Në pamjet e fundit, Madonna nuk duket aspak si ajo që shohim në Instagram. Me rrudha në duar dhe një gushë të varur, këngëtarja duket ndryshe nga fotot e filtruara mirë online. Madje, ajo është akuzuar edhe për botox e fillera, gjë që ndjekësve u ka rënë gjithmonë e më shumë në sy vitet e fundit.

Të ngjashme
ShowBiz • 18 Prill 2024