Lajme
Macron zgjedh Gabriel Attal – ky i fundit bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne franceze
Demokracia
13:05 | 09 Janar 2024

Share:

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të “ringjallë” presidencën e tij me një qeveri të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri ndonjëherë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në vitin 1984.

Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila ka dhënë dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.

Gjatë gjithë asaj kohe ajo pati probleme me mungesën e shumicës në parlament.

Gabriel Attal do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Të ngjashme