Lajme
Macron: Ukraina duhet të vendosë për lëshime të mundshme territoriale
Demokracia
22:40 | 16 Qershor 2022

Share:

Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Kjo varet nga Ukraina të vendosë”, tha Macron për televizionin TF1, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

“Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës.”

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë nga territoret e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme