Lajme
Macron thirrje Trumpit: Duhet presion ndaj Putinit, po tregohet cinik
Demokracia
14:07 | 17 Maj 2025

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, komentoi mbi zhvillimet më të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai theksoi mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe nevojën për presion të shtuar ndaj Moskës.

“Franca ka qenë krah Ukrainës që nga fillimi. Përballë cinizmit të Putinit, jam i bindur se Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve,” u shpreh Macron.

Sipas tij, armëpushimi është propozim i ardhur nga SHBA dhe është pranuar nga presidenti Zelensky. Macron shtoi se udhëheqësit perëndimorë janë në pritje të një përgjigjeje nga Kremlini, por deri tani nuk ka asnjë zhvillim konkret.

“Së bashku me Starmer, me Merz, Zelensky kem itelefonuar Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi ishte amerikan, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Do të vazhdojmë përpjekjet dhe bashkëpunimin për të garantuar paqen,” përfundoi ai.

Të ngjashme