Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se sulmi me raketa i Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës është krim lufte.
Gjatë qëndrimit në Gjermani për samitin e Grupit G7, ai tha se Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe u zotua se do ta përkrahë Ukrainën aq gjatë sa është e nevojshme.
Sipas tij, askush nuk mendon se lufta do të përfundojë në javën ose muajin e ardhshëm, por shpreson se konfliktit do t’i vijë fundi në fund të këtij viti.