Lajme
Macron shtyn vizitën në Kiev, krahu i djathtë i Putin shpërthen ndaj presidentit francez: Frikacak, të përgatitet se do të ketë…
Demokracia
13:14 | 12 Mars 2024

Share:

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, komentoi shtyrjen e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Kiev dhe e quajti liderin francez “frikacak”.

“Macron po përgatitet të shkojë në Kiev? Por ai është një frikacak zoologjik” deklaroi Medvedev duke rekomanduar që zyra e Macron të bëjë “disa ndërrime të brendshme” dhe të përgatitet për një “erë të keqe të fortë”.

Në postim, zyrtari rus shkroi disa komente të tjera fyese kundër presidentit francez dhe e përfundoi postimin e tij me fjalët “Franca e gjorë!”.

Më herët, e përjavshmja franceze “Tribune” raportoi se vizita e Macron në Kiev, e planifikuar për në mars, mund të shtyhet sërish për arsye sigurie dhe për shkak të organizimit të një udhëtimi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së.

Portali i Brukselit “Politico”, duke cituar një diplomat francez të paidentifikuar, shkruante se Macron e shtyu vizitën e tij në Ukrainë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët pas deklaratave të ashpra të politikanit për konfliktin ukrainas. Sipas diplomatit, presidenti francez tani dëshiron të “marr kohën e nevojshme” për bisedimet me aleatët.

Të ngjashme