Lajme
Macron: Rusia edhe më e izoluar nga skena botërore
Demokracia
18:37 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Rusia edhe më shumë është izoluar nga skena botërore.

Ai tha se është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i konfliktit dhe prandaj ai tha se NATO ka marrë vendim që të mbështesë Ukrainën, pa e futur veten në luftë kundër Rusisë.

Pas samitit të NATO-s, Macron tha se aleanca ushtarake po e rishikon pozicionin strategjik të saj si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ai po ashtu tha se fuqitë perëndimore janë të gatshme të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë nëse është e nevojshme, teksa ato po kërkojnë që të arrihet një armëpushim.

“Këto sanksione kanë ndikim dhe ne duhet të vazhdojmë që të kenë efekt më të madh”, tha ai./REL

Të ngjashme