Lajme
Macron: Një operacion ‘masiv’ tokësor izraelit në Rripin e Gazës do të ishte një gabim
Demokracia
21:15 | 25 Tetor 2023

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se një operacion masiv tokësor në Rripin e Gazës do të ishte një gabim, pasi sipas tij do të mund të vinte në rrezik civilët.

“Nëse është një ndërhyrje masive që rrezikon jetën e popullatës civile, atëherë mendoj se është e gabuar edhe për Izraelin sepse kjo nuk e mbron Izraelin në një bazë afatgjate dhe se nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, madje edhe rregullat e luftës”, ka thënë ndër të tjera Macron.

Presidenti francez , në konferencën e përbashkët për shtyp që dha në Kajro me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, gjithashtu tha sot se ndihmat humanitare duhet të kalojnë pa pengesa në Rripin e Gazës.

Të ngjashme