Lajme
Macron mesazh kryeministrit izraelit: Ndaloni sulmet në Gaza, mund të shkojmë drejt një katastrofe humanitare!
Demokracia
19:05 | 14 Shkurt 2024

Share:

Presidenti francez, Emmanuel Macron i është drejtuar me një mesazh kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, lidhur me operacionet e zhvilluara në Gaza.

Macron thekson se operacionet e Izraelit në Gaza duhet të ndalojë pasi kanë sjellë humbje njerëzore.

Gjithashtu presidenti francez ka shprehur kundërshtime lidhur me operacion të mundshëm të Izraelit në Rafah.

Sipas tij kjo mund të çojë vetëm drejt një katastrofe humanitare në shkallë të re dhe një zhvendosje të detyruar të popullsisë, duke nënvizuar se një veprim i tillë do të përbënte edhe një shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Të ngjashme