Lajme
Macron: Më 24 prill mund të zgjedhim një epokë të re franceze e evropiane
Demokracia
07:09 | 11 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Në 15 ditët e ardhshme nuk duhet të kursejmë mundin pasi asgjë nuk është bërë, të jemi modestë dhe të vendosur, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në një fjalim para mbështetësve të tij, Macron, i cili do të garojë në raundin e dytë përballë rivales Marine Le Pen më 24 prill, premtoi të punojë për të bindur të gjithë votuesit, përfshirë ata që abstenuan ose votuan për kandidatët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, në mënyrë që të votojnë për të.

“Më 24 prill, ne mund të zgjedhim një epokë të re franceze dhe evropiane. Më 24 prill, ne mund të bëjmë një zgjedhje të shpresës. Më 24 prill mund të bëjmë zgjedhjet e Francës dhe Evropës së bashku”, tha ai.

Macron falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Besimi juaj më lidh. Mund të mbështeteni tek unë për të realizuar këtë projekt progresi, hapje dhe pavarësi franceze dhe evropiane”, tha Macron duke ftuar të gjithë bashkëqytetarët, pavarësisht zgjedhjes së tyre në raundin e parë, t’i bashkohen, raporton televizioni TF1.

Të ngjashme