Lajme
Macron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është progres i rëndësishëm dhe duhet të zbatohet në tërësi menjëherë
Demokracia
19:14 | 24 Mars 2023

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Ohër, është progres i rëndësishëm dhe se duhet të fillojë zbatimi i saj menjëherë.

Në fund të seancës së liderëve të BE-së, të cilët u informuan nga Përfaqësuesi i Lartë i Evropës, Josep Borel, për marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe theksoi se “ata ende po vazhdojnë të punojnë për të”, transmeton Demokracia.com.

Macron ka kërkuar nga pala kosovare dhe ajo serbe të tregojnë përgjegjësi dhe “menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë zbatimin e të gjitha detyrimeve”.

Presidenti francez theksoi se “dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku në mbështetje të kësaj”. /Demokracia.com/

Të ngjashme