Lajme
Macron kundër deklaratës së Biden për Putinin: Ashpërsimi i gjuhës pengon armëpushimin në Ukrainë
Demokracia
17:33 | 27 Mars 2022

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron është deklaruar kundër kundër përshkallëzimit verbal në raport me luftën në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si kasap dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet.

Macron u tha mediave franceze se qëllimi është të arrihet një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse.

Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi.

Të ngjashme