Lajme
Macron kërkon mandatin e dytë: Do t’i përgjigjem sfidave të shekullit
Demokracia
09:02 | 08 Mars 2022

Share:

Emmanuel Macron do të kandidojë për një mandat të ri presidencial në zgjedhjet e prillit. Gazetat e kësaj të premteje në Francë u hapën me letrën e tij drejtuar popullit.

“Jemi përballur me shumë sfida në 5 vitet e fundit. Terrorizmi, pandemia, lufta në Europë. Rrallëherë Franca është përballur me kaq shumë kriza njëherësh. Nuk ja kemi dalë në çdo gjë. Ka zgjedhje të cilat do t’i bëja ndryshe me eksperiencën që kam marrë. Por transformimet e bëra gjatë këtij mandati na kanë mundësuar të jetojmë më mirë. Ju kërkoj besimin për një mandat të ri si president i Republikës. Jam kandidati që do t’i përgjigjet sfidave të shekullit, që do të mbrojë vlerat, që do të vijojë të përgatisë të ardhmen e fëmijëve dhe nipave tanë,” shkruan Macron në letrën e tij.

Konflikti Rusi-Ukrainë dhe pasojat ekonomike të luftës pritet të jenë kryefjalë e fushatës së Macron, ndryshe nga rivalët e tij të cilët po përqendrohen në politikat e identitetit, emigracionin dhe sigurinë.

Një pjesë e madhe e zgjedhësve mendojnë se Macron e ka përballuar si duhet konfliktin në Ukrainë dhe mendojnë se kriza mund të ndikojë pozitivisht që ata ta rizgjedhin si president.

Të ngjashme