Lajme
Macron i shkruan Vuçiqit, ia përmend dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen përfundimtare
Demokracia
18:58 | 15 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, transmeton Demokracia.com.

Përveç urimit, në këtë letër Macron ia ka bërë të qartë Vuçiqit edhe një herë se, Franca mbështet dialogun me Kosovën, ku qëllimi i tij është marrëveshja gjithëpërfshirëse.

“Ashtu siç diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, me qëllim të përfundimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në letrën e presidentit francez, Macron, transmeton më tutje Demokracia.com.

Tutje Macron i ka ofruar mbështetje të plotë Vuçiqit në rrugën e reformave e në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. /Demokracia.com/

Të ngjashme