Lajme
Macron i shkruan Kurtit: Duhet të përballesh me zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi
Demokracia
11:15 | 01 Prill 2021

Share:

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë, derisa ka thënë se dialogu me Serbinë është një sfidë me të cilën ai duhet të përballet, raporton Demokracia.com.

Zyra e kryeministrit bën të ditur se në letrën e Macron dërguar Kurtit, thuhet se zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi është sfidë me të cilën shefi i ri i Qeverisë duhet të përballet.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë një sfidë madhore me të cilën duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përprarimi rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Macron.

Mes tjerash, në letër thuhet se dialogu duhet të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve dhe se Kurti do ta ketë mbështetjen e plotë nga ai, përcjell Demokracia.com.

“Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog nëë mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë”, ka thënë ai.

Më poshtë, gjeni letrën e plotë të Macron dërguar Kurtit./Demokracia.com/

Leter urimi nga Presidenti i Republikes se Frances Emmanuel Macron

 

Të ngjashme