Sport
Macja shfaqet në konferencë për media te Brazili, Vinicius “shkrihet” së qeshuri
Demokracia
18:56 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Në konferencën për media të Kombëtares së Brazilit para ndeshjes më Kroacinë, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme.

Futbollisti brazilian Vinivius Junior ishte i papranishëm në konferencë e derisa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace.

Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.

Macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.

Të ngjashme