ShowBiz
‘Ma zhduk këtë bluzën’, Kiara kundër Kejvinës, reagon modelja: Po kur merrje gjërat e mia të pëlqenin?
Demokracia
10:09 | 06 Mars 2023

Share:

Pavarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin. Ndërkohë ky i fundit sot ka veshur bluzën që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara ka dalë kundër

avarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin. Ndërkohë ky i fundit sot ka veshur bluzën që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara ka dalë kundër.

“Aman ma zhduk këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi.

Pas kësaj bisede ka reaguar edhe Kejvina. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruan modelja.

Të ngjashme