Lajme
“Ma shumë shqetësohen për do budallë në Big Brother që po rrehen shpulla”, Mirena kritikon qytetarët
Demokracia
23:21 | 16 Prill 2025

Share:

Analisti Ilir Mirena u shpreh i habitur me qytetarët se si e “dështuan” protesën kundër shtrenjtimit të rrymës me pjesëmarrje të vogël, ndërsa shqetësohen për ngjarjet në Big Brother.

Ai me ironi tha se “ka hapësirë me u shtrejtu rryma edhe më shumë”, derisa të vetëdijësohen qytetarët.

“Protesta në krejt prezencën mediale që e ka pas, ka qenë dështim për nga pjesëmarrja”, tha Mirena.

“Qikjo gjendje qysh është, ,mendoj që ka hapësirë hala me shtrejtu rrymën. Duhet derisa kësaj shoqërie t’i mbërrijë thika në asht dhe s’ka ka ja man…Rritne edhe pak, jo 16 po 36%”, tha me ironi Mirena në Pressing.

“Qytetari më shumë po shqetësohet për do budallë në Big Brother që po rrehen me shpulla. Derisa për qytetarët shqetësim është çka po ndodh në Big Brother, atëherë le ta shtrejtojnë rrymën sa të munden”, tha Mirena.

Të ngjashme