Lajme
“Ma mirë të na kishe marrë sonte me veti tanve”, mesazhi prekës i familjarit të 23 vjeçarit që u vra në Klinë
Demokracia
13:15 | 29 Prill 2022

Share:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku nga të shtënat me armë mbeti i vdekur një 23 vjeçar dhe të plagosur mbetën edhe dy vëllezërit e tij.

Viktima raportohet se është Fazli Hoxha nga Malisheva.

Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik, detaje këto që nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

Një familjar i familjes Hoxha përmes një postimi në Facebook është shprehur mjaftë i thyer me humbjen e tyre.

“Ma mirë të na kishe marrë sonte me veti tanve. Ti ishe shpresa jonë…”

Për rastin deri tash janë arrestuar pesë persona, katër janë vëllezër dhe tjetri është axha i tyre.

Të ngjashme