Sport
M-Technologie kualifikohet në finale, përballet me Dritën
Demokracia
20:09 | 06 Prill 2021

Share:

Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës, M-Technologie ka siguruar finalen e dytë rradhazi të garave në Play-OFF.

Skuadra e drejtuar nga Naser Krasniqi nuk lejoi befasi në ndeshjen e tretë, njëherit përcaktuese për biletën që siguronte finalen, përcjell Demokracia.com.

M-Technologie mposhti Skenderajn 3 me 0 (25:19; 25:20; 25:20), duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me fitore prej 2 me 1 pas tri ndeshjeve.

M-Technologie titullin e rradhës e kërkon në finale me skuadrën e vetme që ia kishte shkaktuar humbjen në garat e rregullta para Play-OFF, KV Drita.

Ndeshja e parë finale, mes KV Drita dhe KV M-Technologie do të zhvillohet të premten në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. /Demokracia.com

Të ngjashme