Sport
Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar
Demokracia
22:58 | 22 Shtator 2021

Share:

Olympique Lyon është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë falë fitores së arritur sonte kundër Troyes.

Lyoni para shikuesve të vetë triumfoi 3-1 kundër Troyesit me përmbysje të rezultatit, shkruan Demokracia.com.

Golin e barazimit që ishte pikë kthese për vendasit e shënoi futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte ndër më të vlerësuarit në këtë takim nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Ëhoscored.com”.

Shaqa mori notën 7.9, ndërkaq notë më të madhe se ai kishte vetëm Gimaraes që kishte notën 8.0.

NOTAT E LOJTARËVE:

Të ngjashme