Sport
Lyon beson te Depay,  i ofron kontratë të re
Demokracia
18:39 | 18 Shkurt 2021

Share:

Biznesmeni francez Jean Michel Aulas i Lyonit, beson fuqishëm se Memphis Depay nuk do të largohet nga ekipi, shkruan Demokracia.com.

Skuadra dhe lojtari janë afër një marrëveshjeje të re.

Emri i Depayt ka qenë shumë i lidhur kohëve të fundit me Barcelonën, por ai besohet se do të vazhdojë të luajë në Francë:

“Deri në fund ne besojmë̈ se ai do të rinovojë për sezonin e ardhshëm. Tani për tani nuk është diçka që është e mundur, por ne vazhdojmë të besojmë”

Ai e konsideroi Depay si një lojtar të klasit botëror, dhe se nuk ka shumë si ai në ekip, për këtë arsey nuk dëshirojnë të heqin dorë lehtë nga ai. /Demokracia.com

 

Të ngjashme