Lajme
LVV merr meritat për liberalizim të vizave: Është puna dhe angazhimi i Qeverisë së re
Demokracia
12:59 | 18 Prill 2023

Share:

Në Parlamentin Evropian tashmë ka kaluar shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Parlamenti Evropian e miratoi liberalizimin e Kosovarët pritet të udhëtojnë të lirë që nga 1 janari i vitit 2024.

Porsa vendimi u miratua atje, në Kosovë filloi “gara e meritave”. Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim e po e sheh si rezultat të punës dhe angazhimit të Qeverisë Kurti.

Sipas VV-së, Qeveria e re ishte ajo që e zhbllokoi këtë process, siç thonë ata duke votuar ligjet për reformën në kuadër të integrimit evropian.

Kujtojmë se Kosova tash e disa vite kishte plotësuar të gjitha kriteret për këtë proces. Madje kjo thuhej publikisht edhe nga deputetë të Parlamentit Evropian.

Postimi i plotë i VV-së:

Kalohet shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nesër nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave dhe krejt çfarë mbetet është që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe të hyjë në fuqi.

Është puna dhe angazhimi i qeverisjes së re në vend që ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së ta caktojnë datën 1 janar 2024, si datën e fundit prej të cilës qytetarët tanë do të lëvizin pa regjimin e vizave.

Kosova në dy vitet e fundit përmes miratimit të mbi 100 ligjeve kreu reformën më të lartë ndonjëherë në kuadër të integrimit evropian.

Të ngjashme