Lajme
LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar
Demokracia
17:18 | 03 Maj 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.

Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij është marrë unanimisht dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se për vendimin është njoftuar Abazi, megjithatë ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka thënë se vendime të tilla janë arbitrare dhe se nuk mund të komentojë më shumë.

“Këto janë vendime arbitrare. Nuk e kam pranuar vendimin, por jam njoftuar nga mediat. Ende nuk e kam parë vendimin dhe prandaj s’mund të komentojë më shumë”, është shprehur Abazi.

LEXONI EDHE:

Abazi: Me urdhër të Kurtit ma ndërruan ulësen në Kuvend, deshën të orkestrojnë përplasje fizike me Zybën

Të ngjashme