Lajme
LVV ik nga ballafaqimi për librat, Opozita: “Turpi ju qoftë”, “Keni përgjegjësi edhe penale”, “Pse librat s’janë në shkolla?”
Demokracia
14:04 | 04 Shtator 2023

Share:

Nuk pati numra për nisjen e seancës emergjente parlamentare për të diskutuar mbi çështjen e librave, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, krijoi lëmshin e ri duke hequr dorë nga praktika e kahershme dhe funksionale e furnizimit të shkollave me libra duke ua bartur barrën vetë prindërve për sigurimin e librave për fëmijët e tyre – kësisoji duke krijuar një rrëmujë të pa parë në fillimvitin e ri shkollor 2023/2024.

Në seancë nuk morri pjesë shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pamundësuar kuorumin për mbajtjen e seancës, ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ua ndau nga 3 minuta kohë opozitës – PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

I pari e nisi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e cili e përmbylli fjalën me “turp ju qoftë” , teksa shtoi edhe një numër pyetjesh për qeverinë kosovare dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Kjo është e turpshme. Për më shumë edhe shkelje ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, këta kanë përgjegjësi edhe penale, në veçanti ministrja Nagavci”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së e pyeti Ministren e Arsimit se si bëhet që “duke u thirrur në emër të kursimit” të bëhet që një proces që do të kishte kushtuar dhe ishte ofertuar nga Shtëpitë Botuese me 4.8 milionë euro të shkojë e të kushtojë 12.8 milionë euro.

“E kanë shkel ligjin, e kanë trefishu koston e librave tu u thirr në kursime. Në vend se me ju kushtu 4.8 milionë, këto po i shpenzojnë 12 milionë”, u shpreh ai.

“A ka kjo ministre interesa personal financiar, që prej 4.8 milionë euro duke jua dhane 12.5 milione euro, e me ua dhanë pikërisht atyre që i kritikonte kinse shtëpive botuese”.

“A na tregon kjo ministre çfarë plani ka me kompenzu humbjen e madhe të orëve që e kanë shkaktuar tashmë. Qysh keni me trajtu pabarazinë fundamentale për herë të parë në Kosovë duke i bërë disa nxënësa me libra disa pa libra. Kush është duke aplikaur te e-Kosova? A janë krejt Kosovës apo edhe tjerë që sjanë hiç rezidentë. Turp ju qoftë!”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pyetu “nga kush po ikni” deputët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilin nuk shkuan fare në seancë.

“Me 1 qershor këtë vit ministrja Nagavci ka thënë se nxënësit do t’i kenë librat, tash ndryshoi vendimi dhe nga klasa 6 deri 9, nxënësit t’i marrin librat e vjetër. Sot qeveria e 51% nuk është në Kuvend. Nuk e dimë prej kujt po ikni, në qoftë se e keni me të drejtë, atëherë pse sot nuk i keni deputetët e mazhorancës në Kuvend të përballen me kritikat tona”, ka thënë Bajrami.

“Sot pamja në Kuvendin e Kosovës tregon se ku është qeveria e majit. Dikur, më 1 shtator nxënësit i gjetën librat mbi banka. Këtë vit, kjo qeveri dështoi, dhe u tha prindërve që meqenëse nuk po mund të përballojmë ne koston, përballuni ju me të”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlametar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e nisi me pyetjen e thjeshtë që duke qenë se “është obligimi ligjor i juaj që librat ti çoni në shkollë, pse librat s’janë në shkollë?”.

“Besojmë se është bërë një padrejtësi i madh te qytetarët e Kosovës, në raport me një obligim ligjor që kjo qeveri e ka me i siguru tekstet mësimore. Dhe qeverisë që sot na i shpërfaqi dy-tri elemente që sot na i shpërfaqi. E para është mungesa e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën. Dhe e vërteta është se kudo, në secilin sektor ku ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, tha Tahiri.

“Veç prekne kokën, prej temave ma të thjeshta si ato të pagave dhe të pagës minimale, të ekonomisë infrastrukturës, zhvillimin. Raportet me partnerët ndërkombëtar. Prej një krize këta i kanë kriju 10 kriza. Ne kemi dasht as më shumë e as më pak, por veç mu ballafaqu. Nëse e keni obligim ligjor tekstet me i çu në shkolla, pse nuk janë në shkolla por janë në librari”, tha ai.

“Çështja e dytë është krejt qasja arbitrare, autoritare e një shumice parlamentare e cila për fatkeq është verbrue, në gëzhojën e Vetëvendosjes pa e pa se çfarë po ndodh në popull. E nin ministrin e ekonomisë dhe të financave të thotë: “Ekonomia e Kosovësa më së shumti në Evropë, në Ballkan u rrit”. E na jem tu rru në fukarallëk. Kushtet na thotë si në Gjermani, a ne mezi i lidhim muajin. Është me të vërtetë, për ne si opozitë është brengosëse, që në tempullin e demokracisë, nuk mujm me debatu për një problem serioz”, përfundoi Besnik Tahiri.

Të ngjashme