Lajme
LVV e largon fake news-in, Kosova nuk përfiton 4.2 miliardë euro
Demokracia
20:51 | 12 Maj 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje më herët nëpërmjet një postimi në Facebook pati pretenduar se Kosova i ka përfituar mbi 4 miliardë euro nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”.

Por, pas raportimit të mediave se 4.2 miliardë euro nuk janë vetëm për Kosovën, VV-ja ka ndryshuar postimin e tyre ne Facebook.

Nga “4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët’”, e kanë ndryshuar ashtu siç është në të vërtetë, se “Kosova bëhet përfituese e programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, që kap vlerën totale të 4.2 miliardë eurove“.

Postimi i parë i VV-së
Postimi i ndryshuar i VV-së pas raportimit të mediave

Të ngjashme