Lajme
LVV e kishte akuzuar rëndë ish-kryeministrin Haradinaj për trajtimin e nënës jashtë vendit
Demokracia
11:16 | 03 Nëntor 2022

Share:

Operimi i presidentes, Vjosa Osmani, në klinikë private dhe jo në insitucionet shëndetësore publike, ka nxitur reagime të shumta.

Këto reagime po bëhen pasi ardhja në pushtet e Vjosa Osmani u bë më premtime për të fuqizuar sektorin publik në vend.

Bile atë kohë sa ishin në opozitë, Vetëvendojse sulmonte ashpër ish-kryeministrat, Isa Mustafa e Ramush Haradinajn për trajtimin e familjarëve të tyre jashtë vendit.

Një shkrim të tillë e kishte bërë edhe deputetja Fitore Pacolli para disa viteve. Pacolli kishte thënë se qytetarët nuk kanë mundësi që të trajtohen jashtë vendit njejtë si zyrtarët e shtetit.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi”, kishte shkruar deputetja Fitore Pacolli.

Ndërkohë, dhjetëra kirurg kosovarë që punojnë në Institucionet Publike Shëndetësore janë ndier të fyer nga përzgjedhja e presidentes Osmani.

“Injorimi dhe nënqmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është është e pa pranueshme për të gjithë”, thuhet në letrën e Kolegjiumit të Kirurgëve.

E mjekët e QKUK-së bëjnë me dije se procedura pra intervenimi kirurgjik që Osmani e ka kryer në ‘Aloka’, kryhet në QKUK që nga 12 nëntori i vitit 1999. E suksesi i këtij intervenimi është 99.9 % i sigurt.

“Duke i dëshiruar shëndet të plotë presidentes znj. Vjosa Osmani, urojmë që raste të tilla të mos përsëriten kur institucionet zyrtare anashkalojnë institucionet shëndetësore publike”, thuhet tutje në njoftim.

Aktualisht, presidentja Osmani vazhdon të jetë e shtrirë për trajtim në spitalin privat Aloka.

Të ngjashme