Lajme
Lutovac, Vuçiçit: “Votuesve u thua se nuk e njeh Kosovën, Perëndimit i thua se e njeh Kosovën”
Demokracia
11:30 | 14 Shtator 2022

Share:

“Ky regjim mbështetjen e votuesve e mori me ‘nuk do ta japim Kosovën’ ndërsa mbështetjen e Perëndimit me ‘do ta njohim Kosovën’”, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike, Zoran Lutovac, në një konferencë për shtyp para seancës parlamentare ku do të raportohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga Aleksandër Vuqiç, transmeton Reporteri.net.

Siç pretendon politikani serb, Zoran Lutovac, presidenti serb po kryen atë çfarë u ka premtuar Perëndimit. “Ua ka dorëzuar institucionet e pjesës veriore të Kosovës, dhe popullin e tij e integroi në institucionet e Kosovës”, ka thënë ai, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Reporteri.net.

“[Aleksandër Vuçiç] njohu pavarësinë e Kosovës, ai thjesht nuk e pranon që e ka njohur”, u shpreh mes tjerash politikani serb.

Ai shtoi se Vuçiç po kërkon nga të gjithë deputetët mbështetje për “zgjidhje kompromisi”, ndërsa, siç tha Lutovac, “ai as vet nuk e di se çfarë është kompromisi, e as çfarë përmban ajo”.

 

Të ngjashme