Gazetari Ilir Mirena ka komentuar letrën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Mirena në “Pressing”, ka thënë se letra ishte e shkruar shumë keq, e pa shije.
Ai tha se kjo letër ishte poshtërim e jepte leksione. Madje, Mirena dyshoi që këtë letër ta ketë shkruar Kurti.
“Letër tepër keq e shkrune dhe mënyra, sikur me i thënë ju jeni një parti e përdorët, keni bërë koalicion me dreqin e të birin, po hezitoni pse s’po bëni edhe me neve. Edhë në fund ju tregon çka mendojnë votuesit e LDK-së, kështuqë në vetvete kjo është një letër shumë e keqe, shumë pa shije, e shkrune keq. Siç tha një koleg i imi dyshohet ta ketë shkruar Albin Kurti kaq keq e poshtërsisht, nuk po e di ndoshta Mefi e Dejona”, ka thënë Mirena