Lajme
Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar: LDK-në do ta rikthej aty ku e ka vendin
Demokracia
13:32 | 10 Mars 2021

Share:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë treguar se një numër i madh i votuesve të LDK-së kanë kërkuar ndryshime.

Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka thënë se këtë parti do ta rikthejë aty ku e ka vendin, shkruan Demokracia.com.

“Si kandidat për kryetar të LDK-së jap betimin tim për vlerësim të drejt dhe reformë të bazuar në meritë e konkurrencë”, ka thënë Haziri.

Përmes konferencës për media të mbajtur në Gjilan, Haziri ka thënë se ka përfunduar konsultimet me strukturat e LDK-së në Gjilan, por edhe me autoritetet e partisë.

“Kësaj radhe është treguar se një numër i madh i votuesve të LDK-së kanë ndryshuar. Sigurisht, kjo ka ndodhur si pjesë e gabimeve politike që i kemi shkaktuar në hapa viteve të fundit”, ka thënë Haziri.

“Tri konsullatat e shenjta të LDK-së, liria e saj e arritur me sakrificë dhe kryengritja e saj e armatosur, pavarësisë e shpallur de juro me 17 shkurt dhe demokracia e Kosovës, mbesin konsullatë që do të punoj dhe ta rikthej LDK-në atu ku e ka vendin”, ka thënë Haziri.

Për kundërkandidatët e partisë, Lumir Abdixhikun dhe Anton Qunin, Haziri tha se i ka kolegë të respektuar, i vlerëson dhe se ka bashkëpunuar me ta në struktura të partisë./Demokracia.com

 

Të ngjashme