Lajme
Lutfi Haziri e çel temën e zgjedhjeve lokale – konfirmon se do t’i hyjë garës për kryetar në Gjilan
Demokracia
21:53 | 28 Prill 2025

Share:

Nënkryetari i LDK-së dhe njëherësh deputet i zgjedhur, Lutfi Haziri, njofton se në zgjedhjet lokale që po vijnë do t’i hyjë garës për kryetar të Gjilanit.

Ai deklaron se “bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit”.

Ai thotë se LDK në Gjilan është duke vazhduar përgatitjet për zgjedhje lokale.

Postimi i tij i plotë:

Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Në cilësinë e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si bartës i proceseve politike në komunë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kam paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.

Përkundër trendit pozitiv dhe konfirmimit për deputet në Kuvendin e Republikës, LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.

Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta sigurtonte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i praniueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.

Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.

LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit.

Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Të ngjashme