Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë se sistemi VAR është duke e dëmtuar skuadrën e tij në kampionat.
Këtë deklaratë Lushtaku e tha mbrëmë në emisionin “Ekipi A” në ATV, shkruan Demokracia.com.
“VAR-i për mua nuk është duke e kryer asnjë funksion për mua. Unë mendojë që është duke na dëmtuar”, u shpreh Lushtaku në emision.
Drenica u ankua disa herë në ndarjen e drejtësisë këtë edicion, duke aloduar se është dëmtuar në disa ndeshje.
“Kuqezinjtë” pozicionohen në vendin e pestë me 20 pikë pas 14 ndeshjeve. /Demokracia.com