Lajme
Lushtaku: U godita fizikisht, do t’i padis Bislimin, Haxhiun dhe Muratin
Demokracia
14:08 | 13 Korrik 2023

Share:

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për dhunën që shpërtheu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në konferencë, Lushtaku theksoi se është sulmuar fizikisht nga Besnik Bislimit, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati.

“Fizikisht jam goditur, jam gjuajtur me shishe me plotë me ujë dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga Albulena Haxhiu shihet qartë që ka pasë një sulm, ka ardhur me tentim për të më shtyrë, pastaj edhe nga ministri i Financave, i cili ishte me një mjet të fortë dhe sigurisht pas atij reagimi, pas asaj gjuajtje, natyrshëm kam reagu. Por asnjëherë nuk e kam pasur në plan të kem një reagim të dhunshëm, veprimi im ka qenë politik” – tha ai.

Ai paralajmëroi edhe padi ndaj tre të lartpërmendurve.

“Unë do t’i padis këta njerëz të sipërpemendur dhe sigurisht që organet kompetente do të dhanë verdiktin e tyre.” – tha ai.

 

Të ngjashme