Lajme
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Demokracia
13:06 | 30 Qershor 2022

Share:

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skenderajt, duke komentuar mesazhet që datojnë jo shumë moti të tani ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, thotë se kjo që po ndodhë me veteranët e UÇK-së, është e turpshme.

Lushtaku e llogaritë gjithë këtë diskurs si fushatë kundër UÇK-së dhe thotë se i ka rrënjët e thella.

“Kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur bajagi herët, nga Serbia e shërbimet ruse, dhe Vetëvendosja. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftua UÇK-në. Edhe VV-ja sikur këto shërbimet serbe domethënë të njëjtin rregull e ka ndjekë”, tha Lushtaku për Periskopin.

“Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të VV-së këto goditje dhe unë mendoj që Kosova është çliruar prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK-së nuk e ka besuar që ka me shpeshtua prej lufte, kurrë, ama  kurrë, ai që e ka kapë pushkën po edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë ndihmua luftën nuk e kanë besua që ne kemi mi pritë edhe pavarësinë e edhe institucionet tona”, tha Lushtaku duke vazhduar tutje.

Prandaj kjo është e turpshme këto mesazhet e këtij djaloshit Hekuran Muratit.

Kjo që po ndodhë me veteranët është për mjerim. Këta po akuzojnë qeveritë e kaluara, po hajde tash  kjo qeveri që ka ardhur le ta bën një hap minimum për këtë kategori të ndjeshme, një pjesë e tyre po vdesin për çdo ditë, është për me të ardh keq”, tha Lushtaku.

Të ngjashme