Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka komentuar situatën politike në vend.
Lushtaku ka thënë se duhet përgjegjësi për ta tejkaluar këtë lëmsh.
“Shpresoj që të gjithë të ulen e të shikojnë me përgjegjësi e të tejkalojnë këtë lëmsh, shpresoj që edhe t’i përgjigjet ftesës së Osmanit edhe VV-ja. Kështu të kemi rezultat që i përgjigjet situatës politike”, tha ai.