Drenica ka pësuar humbjen e pestë rresht në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
“Kuqezinjtë” nga Skenderaj sot kanë humbuar 2-0 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes tha se kundërshtari i tyre nuk pati asnjë goditje në portë për gjatë gjithë ndeshjes.
“Realisht nuk shkoj mirë sepse nuk shënuam. Nëse e marrim e analizojmë dhe flasim për ndeshjen nga fillimi e deri në fund, Malisheva asnjë gjuajtje në gol nuk e bëri për 94-95 minuta, përveç penalltisë dhe golit të fundit. Ata nuk kanë krijuar raste dhe as gjuajte. Ne kishim 3-4 raste në pjesën e parë, kurse në të dytën dominuam plotësisht”, tha Lushtaku.
Lushtaku tutje shtoi se përveç problemeve me financat, skuadrës së tij ia ka kthyer shpinën edhe fati.
“Ne kemi probleme financiare dhe tani edhe fati na ka kthyer shpinën. Si duket nuk është ka na ndihmon as Zoti. Djemtë kanë dhënë maksimumin, por ishte e kot në fund. Ky është futbolli. Është gjynah të humbi një ndeshje që e dominuam. Nuk e di se çka të them për penalltinë. Është VAR-i që e ka përcaktuar. I kam dyshimet e mia”, deklaroi Lushtaku për Art Sport. /Demokracia.com