Sport
Lushtaku për humbjen nga Ballkani: Ishte ditë e keqe për ne, nuk funksionoi asgjë
Demokracia
16:19 | 20 Mars 2022

Share:

Drenica është mposhtur në takimin e vlefshëm për javën e 26-të nga Ballkani në Suharekë.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj pësuan 2:0 nga “portokallezinjtë”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes kritikoi futbollistët e tij për paraqitjen e treguar në këtë sfidë e cila vinte pas humbjes në shtëpi nga Malisheva (2:3).

“Mendoj që ishte paraqitje e dobët nga ana e skuadrës sime. Edhe te goli i parë dhe i dytë gabuam. Ne kemi mundur të reagojmë më mirë. Skuadra ime nuk ishte në ditën e vet. Angazhimi i futbollistëve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ishte një ditë e keqe. Kemi ardhur nga disfata ndaj Malishevës dhe kemi bërë disa ndryshime në formacion, por të cilat nuk dhanë rezultat. Kemi shumë probleme, sidomos në pjesën defanzive. Po të kishim seriozitet më të madh do të duhej të shënonim. Edhe zëvendësimet që bëmë e kanë zbehur shumë lojën. Por edhe lojtarët që kanë luajtur, nuk e kanë dhënë më të mirën”, deklaroi Lushtaku për Art Sport. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024