Sport
Lushtaku pas barazimit në kryeqytet: Është dashur ta fitojmë ndeshjen, referimi është për keqardhje
Demokracia
16:45 | 24 Prill 2022

Share:

Prishtina dhe Drenica kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipet u ndan 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me një pikë të fituar në Prishtinë, ndonëse tha se skuadra e tij është dashur ta fitojë takimin bazuar në rastet e krijuara.

“Nëse e analizojmë në përgjithësi ndeshjen, nga minuta e parë deri në fund, ndoshta në një formë nuk jam i kënaqur pasi mendoj që është dashur ta fitojmë ndeshjen në bazë të rasteve që kemi pasur. Ne kemi hyrë në këtë ndeshje të kthehemi me pikë të plota. Por edhe me një pikë jam i kënaqur, pasi lojtarët u angazhuan dhe besoj se kanë luajtur dhe i kanë kryer detyruat ashtu siç jemi marr vesh përveç rasteve të cilat nuk arritëm t’i konkretizonim”, ka thënë Lushtaku për ArtSport.

Lushtaku për fund kishte kritika edhe për ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët.

“Pjesa e referimit është për keqardhje dhe sipas meje në shumë situata na ka penalizuar referimi, por pa dashur të hyjë në situata të referimit pasi nuk dua të merrem në këtë pjesë. Goli i Prishtinës dukej i dyshimtë dhe në disa situata ka qenë i njëanshëm”, shtoi tutje Lushtaku./Demokracia.com/

Të ngjashme