Sport
Lushtaku pas barazimit me Llapin: Fusha fajtori kryesor pse nuk realizuam më shumë gola
Demokracia
17:49 | 25 Shtator 2021

Share:

Drenica ka barazuar në ndeshjen e xhiros së 6 ndaj Llapit.

Pas takimit, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka ka kritikuar fushën në Merdar pas ndeshjes ndaj Llapit.

“Besoj që ndeshjen e kemi nisur në mënyrën më të mirë pavarësisht terrenit që ka qenë i vështirë për t’u luajtur. Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha shumë e papërshtatshme.

Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol. Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë në këtë ndeshje”, deklaroi Lushtaku për “Art Sport”. /Demokracia.com

Të ngjashme