Sport
Lushtaku paralajmëron: Nëse shpenzohet kështu pa kontroll, shumica e klubeve do të përballen me kriza të mëdha
Demokracia
10:01 | 04 Janar 2022

Share:

Drenica stinorin vjeshtor që e lamë e nisi me shumë telashe.

Ekipi nuk kishte financa të siguruara kështu që edhe transferet e lojtarëve  i bëri shumë vonë, pothuaj mori ata lojtarë që kishin mbetur pa klube, por ja që trajneri Lushtaku diti ku të godas.

Ai krijoi një skuadër shumë kompakte dhe e nisi mirë kampionatin por më pas problemet financiare që u shfaqën ndikuan në performancën e skuadrës e cila sot edhe e rrezikon mbijetesën.

Në anën tjetër klubet tjera, sidomos ato të kreut bën shpenzime milionëshe, por ja që niveli dhe cilësia nuk ishte e kënaqshme, madje dy klube Prishtina edhe Ballkani u detyruan t’i largojnë trajnerët, Zekirija Ramadani përkatësisht Bekim Isufi.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku në një bisedë për Demokraca.com e ka pranuar se këtë edicion  klubet kanë shpenzuar bukur shumë por që sipas tij jo gjihmonë shpenzimet sjellin rezultate.

“Janë 4 – 5 klube që unë mendoj se harxhojnë mbi 1 milion euro në këto vitet e fundit, ndërsa klubet tjera që janë më poshtë nga 400 deri 600 mijë. Por unë nuk e garanton rezultatin e një klubi vetëm shpenzimet e larta apo veç pse ka një buxhet të lartë financiar. Ne kemi klube këto tri vitet e fundit që kanë bërë shpenzime extrem të mëdha por nuk kanë arritur asnjë garat Evropaine”, ka thënë Lushtaku i cili një problem të madh tek skuadrat kosovare e sheh keqmenagjimin.

“Disa klube kanë krizë financiare për shkak të keq menaxhimit, por shpresoj që njerëzit që udhëheqin me klubi të mendojnë më gjatë dhe të bëjnë një plan konkret dhe sigurisht t’i nivelizojnë apo reduktojnë shpenzimet dhe të mendojnë që klubet t’i organizojnë në mënyrë më të sigurt sa i përket financave, sepse nëse vazhdohet kështu atëherë të gjitha klubet shumë shpejt do vjen në situatë krize”, ka përfunduar Lushtaku. /Demokracia.com

Të ngjashme